14 C
New York
Friday, October 17, 2025

Buy now

Trump: Jack Smith është kri*inel, ishte një përndjekje politike e instrumentalizim i autoriteteve

- Advertisement -

Presidenti Amerikan Donald Trump insistoi se ish prokurori special Jack Smith duhet hetuar ashtu si edhe porositësit e tij në atë që konsideron një komplot ilegal politik për përndjekjen e tij politike.

Presidenti Trump nuk kishte dilema të mërkurën e as ngurroi të japë opinionin e tij rreth hetimit parlamentar për Jack Smith tani në Kongres ku edhe është ftuar vitin e kaluar që e konsideron një gjueti shtrigash nga ish rivalët e tij politik në administratën Biden me synim pengimin e tij të kthehet në detyrë si kandidat.

“Jack Smith është një individ i marrë mendoj unë dhe duhet akuzuar e më befason se përse po zgjatë kaq shumë. Duhet të flasim për krimin ndaj rivalëve politik. Unë mendoj se ishte rasti më i rëndë i instrumentalizimit politik të institucioneve ndonjëherë. Unë nuk jam i përfshirë në hetim, unë isha ai që e vuaja dhe në fund triumfova por ajo që ata bënë ishte krim. I marri Jacki Smith sipas meje është një kriminel.”

 

Jack Smith është ftuar në komisionin hetimor të Kongresit nga përfaqësuesi republikan Jim Jordan që e kryeson atë për t’u përgjigjur pas raporteve të reja se autoritetet e drejtësisë kishin autorizuar edhe përgjimin e përfaqësuesve të Kongresit dhe praktika të tjera që mund të konsiderohen ilegale ku përmendi shantazhin dhe ryshfetin.

Në opinionin publik amerikan që prej nisjes së hetimit kishte zëra kundërshtues pasi ky proces u nis kur u pa se do të ishte shumë e mundur që do të ishte pikërisht Donald Trump kandidati potencial presidencial. Momenti i hetimit dhe një varg akuzash si nga autoritetet federale dhe shtetërore nuk shiheshin si të rastësishme dhe tani disa prej zyrtarëve të lartë amerikanë të drejtësisë e rendit u janë ngritur aktakuza.

Të ngjashme

Të fundit