Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se Izraeli do të duhet të marrë një vendim për hapat e ardhshëm në Gaza, duke shtuar se nuk e di se çfarë do të ndodhë pas dështimit të bisedimeve për armëpushim dhe lirimin e pengjeve.
Trump theksoi rëndësinë e sigurimit të lirimit të pengjeve që mbahen nga Hamasit në Gaza, duke thënë se ata papritur janë bërë më të ashpër në këtë çështje.
“Ata nuk duan t’i kthejnë, ndaj Izraeli do të duhet të marrë një vendim. Unë e di çfarë do të bëja, por nuk mendoj se është e përshtatshme ta them. Por Izraeli do të duhet të marrë një vendim”, tha Trump, shkruan Reuters.
Tutje, Trumpi pretendoi se Hamasi po e vjedh ushqimin që po hyn në Gaza dhe po e shet atë, teksa më shumë se 20 senatorë demokratë amerikanë i kanë dërguar letër administratës Trump, duke i bërë thirrje që ta ndal financimin për Fondacionin Humanitar të Gazës dhe të rikthejë mbështetjen për mekanizmat ekzistues të shpërndarjes së ndihmave të Kombeve të Bashkuara.