Presidenti Donald Trump mblodhi në Shtëpinë e Bardhë drejtues të sektorit të kriptomonedhave për të diskutuar mbi investimet dixhitale dhe objektivin e tij për të ngritur një rezervë strategjike për monedhën bitcoin. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Michelle Quinn, ky është një ndryshim rrënjësor i politikës së deritanishme amerikane për kriptomonedhat. Të premten, Presidenti Donald Trump mirëpriti në Shtëpinë e Bardhë drejtues të sektorit të kriptomonedhave për të diskutuar të ardhmen e investimeve dixhitale.
“E di se disa prej jush kishin punuar shumë përpara se njerëzit të kuptonin se çfarë ka ndodhur. Kështu që unë ju përgëzoj. Kjo është një ditë e madhe”, tha Presidenti Trump.