Donald Trump i ka kërkuar Kubës të “bëjë një marrëveshje” ose të përballet me pasoja, duke paralajmëruar se rrjedha e naftës dhe parave të Venezuelës tani do të ndalet.
Presidenti amerikan e ka kthyer vëmendjen e tij nga Kuba që kur forcat amerikane kapën udhëheqësin e Venezuelës, Nicolás Maduro, në një bastisje më 3 janar në kryeqytetin e saj, Karakas, ka raportuar BBC.
Venezuela, një aleat i hershëm i Kubës, besohet se dërgon rreth 35,000 fuçi naftë në ditë në ishull.
Ministri i jashtëm i Kubës u përgjigj duke thënë se kombi i tij ruante të drejtën për të importuar karburant “pa ndërhyrje”, ndërsa presidenti i saj tha: “Askush nuk na dikton se çfarë bëjmë”.
Taktika e administratës Trump për konfiskimin e cisternave të naftës të Venezuelës të sanksionuara ka filluar tashmë të përkeqësojë krizën e karburantit dhe energjisë elektrike në Kubë.
Të premten, ajo sekuestroi një cisternë të pestë nafte që tha se po transportonte naftë të sanksionuar nga Venezuela.
“Kuba jetoi, për shumë vite, me sasi të mëdha NAFTË dhe PARA nga Venezuela. Në këmbim, Kuba ofroi ‘Shërbime Sigurie’ për dy diktatorët e fundit të Venezuelës, POR JO MË!” Trump postoi në Truth Social të dielën.






