Trump: I thashë Iranit se është tepër vonë për të negociuar

- Advertisement -

Donald Trump ka ndarë një përditësim të shkurtër mbi luftën në Iran në internet.

Duke iu përgjigjur një përdoruesi tjetër në Truth Social i cili tha se sulmet amerikane kishin çuar në “lindjen e Doktrinës Trump”, presidenti amerikan tha për Iranin: “Mbrojtja e tyre ajrore, Forcat Ajrore, Marina dhe lidershipi nuk janë më. Ata duan të flasin. Unë thashë ‘tepër vonë’”, transmeton Telegrafi.

Presidenti amerikan ishte i pari që njoftoi se udhëheqësi suprem i Iranit Ali Khamenei ishte vrarë në sulme të shtunën, disa orë para se media shtetërore iraniane të konfirmonte vdekjen.

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë dje, Trump tha se sulmet ndoshta do të zgjasin katër deri në pesë javë, ndërsa Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio paralajmëroi se “goditjet më të rënda ende nuk kanë ardhur”.

Në anën tjetër, Trump nuk ka anashkaluar apo larguar nga tryeza edhe mundësinë e dërgimit të trupave amerikane në Iran, nëse një gjë e tillë është e nevojshme.

Të ngjashme

Të fundit