Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka hedhur poshtë mundësinë që trupat amerikane do të dërgohen në Ukrainë si garanci për sigurinë e kësaj të fundit.

Trump ka deklaruar se Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar janë ndër ato që “duan të kenë” trupa në terren, duke theksuar edhe se “nuk mendoj se do të jetë problem”, raporton BBC.

“Ju keni sigurinë time dhe unë jam president,” thotë ai, duke shtuar se “unë thjesht po përpiqem të ndaloj vrasjen e njerëzve.”

Trump ka thënë se vendet e tjera janë “të gatshme të dërgojnë njerëz në terren”

Presidenti amerikan është deklaruar edhe për bisedimet me udhëheqësit botërorë në Shtëpinë e Bardhë që ndodhen dje, të cilët ai i quan ata “njerëz të mirë” që “duan t’i japin fund luftës”.

Ai thotë se konflikti në Ukrainë është më afër tyre sepse “kemi një oqean që na ndan”.

“Pra, është një gjë e ndryshme për ta. Kur bëhet fjalë për sigurinë, ata janë të gatshëm të dërgojnë njerëz në terren”, shton ai, raporton BBC, transmeton Gazeta Express.

Presidenti thotë se SHBA-të janë të gatshme të ndihmojnë me aspekte të sigurisë, për shembull, përmes mbështetjes ajrore, por thekson se anëtarësimi në NATO nuk mund të jetë forma kryesore e sigurisë në të cilën mbështetet Ukraina.