14 C
New York
Saturday, November 16, 2024

Buy now

Trump i kthehet Taylor Swiftit pasi doli publikisht kundër: Unë nuk kam qenë fans i saj, por do ta paguajë për këtë

- Advertisement -

Ish-presidenti amerikan Donald Tump, njëherësh kandidat i republikanëve për President, ka folur sërish për qëndrimin e Taylor Swift, pasi kjo e fundit vendosi i doli publikisht në përkrahje Kamala Harris.

Gjatë një deklarate me Fox News, Trump nuk u përmbajt në vlerësimin e tij për artisten Swift, pas vendimit të kësaj të fundit.

“Mua në fakt më pëlqen më shumë Brittany Mahomes”, tha ai.

“Unë nuk kam qenë fans i Taylor Swift, ishte vetëm çështje kohe. Ajo është një person shumë liberal. Ajo duket se mbështet demokratët dhe ndoshta do të paguajë një çmim për këtë në treg”, potencoi ai.

“Më pëlqen Brittany, mendoj se Brittany është e mrekullueshme. Ajo është një fanse e madhe e MAGA-s. Ajo më pëlqen ma shumë se Swift”, tha Trump.

Tenistja Mahomes është e martuar me yllin e NFL, Patrick Mahomes, që u bë kryetemë javën e kaluar pasi pëlqeu një nga postimet e Trump në mediat sociale, duke shkaktuar kritika në internet.

Swift po ashtu mori kritika javën e kaluar pasi mbështeti Mahomes në US Open.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit