13.7 C
New York
Tuesday, October 14, 2025

Buy now

Trump i jep komplimente në Egjipt Melonit: Jeni vërtetë një grua e bukur, në ShBA është fundi i karrierës nëse e thoni këtë

- Advertisement -

Një skenë e papritur u zhvillua në samitin e Gazës në Sharm el-Sheikh kur Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, personalisht e komplimentoi Kryeministren italiane, Giorgia Meloni, duke shkaktuar momente sikleti, por edhe buzëqeshje në audiencë.

“Kemi një grua të re këtu. Nuk më lejohet ta them këtë në Shtetet e Bashkuara, zakonisht është fundi i karrierës tënde nëse e bën, por do të rrezikoj: ajo është një grua e re dhe e bukur”, tha Trump, duke e kthyer shikimin nga Melonin.

“Ajo donte të ishte këtu, është e pabesueshme. Në Itali, ajo është një politikane shumë e suksesshme. A të bezdis nëse të them se je e bukur? Sepse vërtet je”, vijoi presidenti.

Kryeministrja italiane u habit, u përgjigj me një buzëqeshje, tundi kokën “jo” për të treguar se nuk shqetësohej dhe thjesht tha “faleminderit”, duke marrë duartrokitje nga audienca.

“Në Itali ajo është një politikane e suksesshme”, tha presidenti amerikan.

Duke vazhduar, Trump falënderoi Melonin për praninë e saj në samit: “E vlerësojmë. Ajo donte të ishte këtu dhe është e pabesueshme. Ajo është shumë e respektuar në Itali. Ajo është një politikane e suksesshme.”

Të ngjashme

Të fundit