Ish-presidenti amerikan Donald Trump i ka kërkuar Gjykatës Supreme që të pezullojë vendimin për imunitetin.
Trump ka pretenduar se nuk mund të gjykohej për akte që ai tha se i përkisnin detyrave të tij si president.
Tre gjyqtarë të gjykatave më të ulëta nuk u pajtuan, duke vendosur javën e kaluar se ai mund të ndiqet penalisht si çdo qytetar tjetër.