23.9 C
New York
Wednesday, June 18, 2025

Buy now

Trump fiton në gjykatën e Lartë| Ish-presidenti, kandidat zyrtar në primaret e republikanëve

- Advertisement -

Gjykata e Lartë në SHBA vendosi të hënën që ish-presidenti Donald Trump duhet të paraqitet në fletën e votimit në Kolorado, një vendim që mund t’i japë fund, tani për tani, debatit nëse Amendamenti i 14-të e ndalon atë të kandidojë sërish për shkak të rolit të tij në kryengritjen e 6 Janarit në Kapitol.

Gjykata e Lartë e Kolorados e ndaloi ish presidentin amerikan nga votimi paraprak i shtetit në dhjetor, duke përmendur sulmin e 6 Janarit në Kapitol por vendimi i gjykatës i hap rrugën Trumpit për të konkurruar në zgjedhjet paraprake. Në vendimin e tyre të martë këtë të hënë, Gjykata e Lartë amerikane thotë:

“Ne konkludojmë se shtetet mund të skualifikojnë personat që mbajnë ose tentojnë të mbajnë poste shtetërore. Por shtetet nuk kanë fuqi sipas Kushtetutës për të zbatuar Seksionin 3 në lidhje me zyrat federale, veçanërisht Presidencën.” Ish presidenti amerikan e ka cilësuar këtë vendim si fitore për Amerikën.

“Fitore e madhe për Amerikën”, ka thënë Trump. Kjo është një fitore e madhe për Trump, duke mboshtur një nga shumë kërcënimet ligjore ndaj tij. Megjithatë, vendimi nuk ka asnjë ndikim në 4 çështjet penale me të cilat përballet ai, përfshirë rastin e tentativës për përmbysjen e zgjedhjeve federale.

Të ngjashme

Të fundit