5.2 C
New York
Thursday, February 19, 2026

Buy now

Trump falënderon një nga një liderët e Bordit të Paqes: Presidente Osmani, faleminderit, po bëni një punë të shkëlqyer

- Advertisement -

 

Presidenti amerikan Donald Trump në fjalimin e tij në takimin e parë të Bordit të Paqes ka falënderuar liderët e shteteve pjesëmarrëse një nga një.

Ai falënderoi edhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Presidente Osmani e Kosovës. Faleminderit shumë! Po bëni punë të shkëlqyer gjithashtu!”, tha ai.

Trump pati komente për thuajse secilin udhëheqës, ndërsa prej disa prej tyre tha se edhe i ka mbështetur edhe në fushata zgjedhore.

Takimi inaugurues i Bordit të Paqes, iniciativa e Trumpit për t’i dhënë fund luftës në Gaza, filloi sot me përfaqësues nga më shumë se 45 vende që u planifikuan të marrin pjesë.

Të ngjashme

Të fundit