20.3 C
New York
Saturday, April 26, 2025

Buy now

Trump e Zelensky takohen në Romë

- Advertisement -

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është takuar me presidentin amerikan, Donald Trump, në kryeqytetin italian, ku të dy liderët po merrnin pjesë në funeralin e Papa Françeskut, ka konfirmuar një zëdhënës i presidentit ukrainas për Reuters.

Takimi është zhvilluar në një kohë kritike të negociatave që kanë për qëllim t’i japin fund luftimeve mes Ukrainës dhe Rusisë, teksa detaje të tjera rreth takimit nuk janë bërë publike.Presidenti amerikan është duke iu bërë presion të dyja palëve që të pajtohen për një armëpushim, tek ka shtuar të premten se bisedimet ndërmjet të dërguarit të tij, Steve Witkoff, dhe lidershipit rus kishin qenë produktive.

Takimi në Romë është i pari që prej përplasjes që ndodhi në Zyrën Ovale mes Trumpit dhe Zelenskyt, në fund të muajit shkurt. Pas përplasjes, SHBA-ja i kishte pezulluar përkohësisht ndihmat ushtarake dhe ndarjen e inteligjencës për Ukrainën, megjithëse ky vendim ishte ndryshuar më vonë.

Të ngjashme

Të fundit