Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të marrë pjesë në samitin e NATO-s.
Samiti i NATO-s do të mbahet më 24 dhe 25 qershor në Hagë të Holandës.
Që kur u rikthye në pushtet, presidenti republikan u ka bërë thirrje vazhdimisht vendeve anëtare të NATO-s që të rrisin ndjeshëm shpenzimet e tyre për mbrojtjen.