14.5 C
New York
Tuesday, November 4, 2025

Buy now

Trump: Do ndërpriten financimet për New Yorkun, nëse Mamdani bëhet kryebashkiak

- Advertisement -

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se do të kishte  hezitim të dërgonte fonde federale në qytetin e tij të lindjes, New York City, nëse kandidati kryesor i majtë, Zohran Mamdani, zgjidhet kryebashkiak i qytetit më të madh të Amerikës këtë javë.

“Do të jetë e vështirë për mua si president të jap shumë para për New York-un, sepse nëse ke një komunist që drejton New York-un, do shpenzojnë kot paratë, që do dërgojmë atje”, tha Trump në një intervistë televizive.

Administrata e Trump-it është përpjekur disa herë të prishë grante federale dhe fonde për projekte, kryesisht në zonat që udhëhiqen nga demokratët.

Anketat tregojnë se Mamdani është përpara rivalit të tij kryesor, ish-guvernatorit të New York-ut, Andrew Cuomo, në prag të votimit të së martës. Trump nuk sqaroi më tej komentet e tij për fondet, nëse Mamdani fiton. New York City mori 7.4 miliard dollarë në fonde federale këtë vit fiskal.

Në një intervistë të gjatë për programin CBS “60 Minutes” të dielën, Trump tha se një kryebashkiak si Mamdani, do të bënte që ish-kryebashkiaku i majtë si Bill de Blasio të dukej “shumë mirë”.

“Unë e pashë de Blasion, sa keq ishte si kryebashkiak dhe ky njeri do të bëjë një punë më të keqe se Blasio, për shumë gjëra”, tha presidenti për Mamdanin.

Trump, i cili u rrit në lagjen Queens të New York-ut, gjithashtu praktikisht mbështeti Cuomo-n, një demokrat, në intervistë.

“Nuk jam fans i Cuomos në asnjë mënyrë, por nëse duhet të zgjedh midis një demokrati të keq dhe një komunisti, unë do të zgjedh gjithmonë demokratin e keq, për të qenë i sinqertë me ju”, tha presidenti republikan.

Mamdani, i cili do të drejtojë një qendër financiare botërore, është një socialist demokrat, megjithëse ai ka mohuar akuzat se është komunist, duke bërë shaka në një intervistë televizive se ai është “paksa, si një politikan skandinav”.

Mamdani fitoi primaret e Partisë Demokratike, ndërsa Cuomo ishte i dyti. Ky deputet 34-vjeçar e ka quajtur ish-guvernatorin e New York-ut një kukull dhe papagall të Trump-it.

Trump ka vendosur trupa të Gardës Kombëtare në qytete që udhëhiqen nga demokratët si pjesë e një operacioni kundër krimit, ndërsa përpiqet të heqë fonde nga juridiksionet që kufizojnë bashkëpunimin me autoritetet federale të imigracionit.

Të ngjashme

Të fundit