20.8 C
New York
Saturday, July 5, 2025

Buy now

Trump dhe Zelenskyy zhvilluan “një bisedë shumë të rëndësishme dhe domethënëse”, thotë këshilltari i Zelenskyy-t

- Advertisement -

Andriy Yermak, shefi i kabinetit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy, e ka cilësuar si “shumë të rëndësishme dhe domethënëse” bisedën telefonike mes Zelenskyy-t dhe Donald Trump-it.

Përmes një njoftimi të shkurtër në rrjete sociale, Yermak ka theksuar se “të gjitha detajet do të bëhen publike shumë shpejt”, pa dhënë më shumë informacion mbi përmbajtjen e bisedës.

Kujtjmë se para bisedës me Zelenskyyn, Trump ka zhvilluar edhe një bisedë me liderin rus Vladimir Putin, ku nga deklarata e tij më pas, ka treguar se ishte “i zhgënjyer” me Putinin dhe qëndrimin e tij në lidhje me luftën në Ukrainë.

Të ngjashme

Të fundit