11.2 C
New York
Tuesday, April 1, 2025

Buy now

Trump dëshiron të ashpërsojë ligjin elektoral në ShBA, zbardhen detajet

- Advertisement -

Presidenti amerikan Trump dëshiron të bëjë ndryshime të thella në ligjin elektoral në SHBA. Ai udhëzoi disa agjenci federale të marrin masa që synojnë kufizimin e votimit me postë dhe monitorimin e zgjedhjeve.

Presidenti amerikan Donald Trump kërkon që me një dekret të ri të ashpërsojë rregullat për zgjedhjet në SHBA. Sipas dekretit kushdo që dëshiron të regjistrohet për zgjedhjet federale duhet që në të ardhmen të dëshmojë përmes dokumente shtetësinë amerikane. Po ashtu edhe votat e dërguara me postë duhet të arrijnë tek autoritetet deri ditën e zgjedhjeve. SHBA-ja ka dështuar në “zbatimin e masave bazë dhe të nevojshme për zgjedhjet”, thuhet në urdhrin ekzekutiv të Trump.

Shteteve federale u kërkohet të bashkëpunojnë me autoritetet federale për të shkëmbyer listat e votuesve dhe për të ndjekur penalisht krimet zgjedhore.

Presidenti i SHBA-së nuk mund t’i detyrojë drejtpërdrejt shtetet federale të ndryshojnë ligjet zgjedhore. Për të zbatuar planet e tij, Trump planifikon të ushtrojë presion financiar: fonde të caktuara federale do të dërgohen vetëm në shtetet që pajtohen me dekretin dhe e zbatojnë atë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit