28.5 C
New York
Thursday, September 19, 2024

Buy now

Trump dënohet për shpifje ndaj Jean Caroll, duhet t’ia paguajë 83.3 milionë dollarë

- Advertisement -

Gjykata e Mahhatan ka vendosur që ish-presidenti Donald Trump duhet t’ia paguajë 83.3 milionë dollarë kolumnistes E. Jean Carroll për deklaratat shpifëse që ai bëri kundër saj në vitin 2019. Trump para 4 vitesh, sa ishte president, e kishte mohuar abuzimin seksual duke thënë se nuk e njeh fare Caroll’in. Pikërisht kjo deklaratë e ka shtyrë kolumisten 80 vjeçare ta padis atë.

Trump siç shkruan CNN, nuk ishte i pranishëm ndërsa u lexua vendimi, pasi u largua nga gjykata e Manhattan në orën 16:00 Ai ka lëshuar sallën e gjyqit më herët sot, ndërsa ekipi i Carroll po jepte argumentet e tij përfundimtare. Carroll, një ish-kolumniste e revistës, pretendoi se Trump e përdhunoi atë në një dyqan në mesin e viteve 1990.

Në një gjykim të veçantë vitin e kaluar, një gjykatë civile gjeti se Trump kishte sulmuar seksualisht Carroll’in. Trump ka reaguar në rrjetet sociale menjëherë. “Absolutisht qesharake! Unë jam absolutisht kundërtë dy verdikteve dhe do të apeloj gjithë këtë gjueti shtrigash të drejtuar nga Biden, kundër meje dhe Partisë Republikane,” shkroi ai në Truth Social.

“Sistemi ynë ligjor është jashtë kontrollit dhe po përdoret si një armë politike” theksoi ish-Presidenti..

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit