Mediumi i afërt me Republikanët dhe presidentin Trump, New York Post, ka publikuar artikullin e Associated Press për protestën e zhvilluar dje në Tiranë, në përkrahje të krerëve të UÇK-së dhe kundër padrejtësive të Gjykatës Speciale.
Ky medium ka përzgjedhur për ballinë një fotografi ku shihet një protestues me një imazh të presidentit dhe mbishkrimin: “Ai është shpëtimtari”.
Gjithashtu, gjatë ditës së djeshme ka reaguar edhe i dërguari presidencial për misione speciale në mbarë botën, Richard Grenell, i cili ka shpërndarë një video të protestës dhe ka deklaruar se Haga është jashtë kontrollit.
“Haga është jashtë kontrollit. Kjo është ajo që ka bërë Jack Smith,” shkroi Grenell.