31.7 C
New York
Monday, June 30, 2025

Buy now

Trump: Ata që nxorrën informacione për sulmet e ShBA-së ndaj Iranit nga Inteligjenca, të ndiqen penalisht

- Advertisement -

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është shprehur se Irani ndodhej disa javë “larg” krijimit të një arme bërthamore.

Ai shton se iranianët nuk lëvizën në vend tjetër uraniumin, sepse nuk mendonin se Shtetet e Bashkuara do t’i sulmonin.

Kështu, sipas Trump, ata nuk do të provojnë tani për të krijuar ndonjë armë bërthamore.

Sakaq, krye-republikani, njofton se do të presë në ambientet e Shtëpisë të Bardhë, të gjithë pilotët të cilët bombarduan Iranin në emër të SHBA-ve. Nga ana tjetër, personat e Inteligjencës të cilët kanë nxjerrë të dhëna nga sulmet amerikane ndaj Iranit, duhet të ndiqen penalisht, shprehet Trump.

Për të disatën herë, Trump thekson se çdo raketë amerikane, ka goditur me sukses shënjestrat e paracaktuara në Iran.

Deklarata të tilla të Trump-it, vijnë pasi Grossi beson se Irani mund të prodhojë shumë shpejt, sërish uranium të pasuruar që mund të përdoret për prodhimin e bombave bërthamore.

“Kapacitetet janë atje. Do të thoja, për punë muajsh, disa linja centrifugash mund të prodhojnë uranium të pasuruar, ose më pak se kaq. Është e qartë që ka patur dëme të konsiderueshme, por jo shkatërrim total. Irani i ka kapacitetet industriale dhe teknologjike dhe nëse duan, mund të nisin ta bëjnë sërish”.

Grossi nuk e përjashton mundësinë që ngarkesat me uranium të pasuruar, të mos jenë prekur nga bombardimet.

“Nuk e dimë ende ku ndodhet dhe kjo duhet verifikuar. Një pjesë mund të jetë shkatërruar, por një pjesë edhe mund të jetë zhvendosur tjetërkund”.

Gjatë bombardimeve, Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore që monitoron programin bërthamor iranian, nuk konstatoi rritje të pranisë së radioaktivitetit pranë impianteve, çka nuk e përjashton mundësinë që uraniumi i pasuruar të mos jetë prekur. 

Të ngjashme

Të fundit