Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump ka shkruar në platformën Truth Social në lidhje me zhvillimet e fundit në Siri.
Ai është shprehur se Assadi është zhdukur dhe ka ikuar nga vendi i tij, derisa është shprehur se Rusia nuk ishte e interesuar ta mbronte atë.
“Assad është zhdukur. Ai ka ikur nga vendi i tij. Mbrojtësi i tij, Rusia, Rusia, Rusia, e udhëhequr nga Vladimir Putin, nuk ishte e interesuar ta mbronte më atë. Nuk kishte asnjë arsye që Rusia të ishte atje në radhë të parë. Ata humbën çdo interes për Sirinë për shkak të Ukrainës, ku rreth 600,000 ushtarë rusë shtriheshin të plagosur ose të vdekur, në një luftë që nuk duhej të kishte filluar kurrë dhe që mund të vazhdojë përgjithmonë”, ka shkruar Trump