7.8 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Trump apo Harris, sipas Dukagjin Goranit

- Advertisement -

Mendoj që zgjedhjet në SHBA janë tepër të rëndësishme me ia lënë në dorën vetëm popullit amerikan. Unë mundohem me këqyrë nga një prizëm tjetër, këtë debat të madh që po zhvillohet qe sa vite në SHBA, i shkaktuar prej një traume të madhe, e shkaktume prej ndryshimeve të mëdha që kanë ndodhë shumë shpejt dhe kanë qenë ndryshime strukturore në krejt planetin.

Këto 20 vite në botë, mënyra e jetesës ka ndryshu rrënjësit dhe ajo ka shkaktu trandje të mënyrës se si ka funksionu shoqëria.

Për më pak se 20 vjet, jemi në situatë që rrjetet sociale me i përjetu si gjëra të natyrshme. Pasojat e këtij ndryshimi të madh, e kanë nda botën në dy tabore dhe ato përvjedhen në secilin shtet. Përfshirë në atë amerikane, ekzistojnë dy shoqëri, njëra që ia ka frikën ndryshimit dhe tjetra që është e bindur që ndryshimi është i domosdoshëm dhe është pjesë e lëvizjes së përhershme kah avancimi.

Në gjithë botën, këto dy tabore janë të polarizuara me njëra tjetren.

Kamala Harris përfaqëson botën që përjeton ndryshimin e shoqërisë si diçka të vazhdueshme, të natyrshme dhe të domosdoshme.

Donald Trump përpiqet të jetë përfaqësues i shoqërisë amerikane, që besojnë se ndryshimet shkatërrojnë shpirtin dhe identitetin e atij vendi.

Unë personalisht i takoj botës së Kamala Harris sepse mendoj se ndryshimeve në botë duhesh me iu përshtatë.

Por nuk mund me ua ndalë njerëzve me besu që mundesh me e ndalë historinë.

Fareed Zakaria, e ka një studim të ri, e ka emrin ‘Epoka e Revolucioneve’ ku flet për tendencën e krijimit të paranojës karshi ndryshimeve. Ai mundohet kështu kronologjikisht, prej Revolucionit Frances deri te i Tetorit, mundohet me i analizu ato shpërthimet e caktuara politike dhe shoqërore që të prira nga frika e ndryshimit kanë qenë në gjendje me ndërtu blloqe të fuqishme politike.

Libri përpiqet me të dhënë shpresë se ndryshimi meqë është i pashmangshëm, do të ishte mirë me qenë edhe i pranueshëm ose i përbrendësueshëm.

Për çka mundohet Donald Trump, që amerika i takon amerikanëve, mendoj që si narracion mund të jetë tërheqës por në realitet është absolutisht i parealizueshëm.

Na jetojmë në një botë të ndryshimeve dhe unë besoj se nesër shoqëria amerikane, e ka zgjedhë një president që nuk i duhet idesë së ndryshimeve.

Amerika është vend i llojllojshmërisë dhe ndryshimeve.

Kisha pasë qejf ajo me vazhdu. Sonte ne mbetemi duke këqyrë dhe duke shpresu që ideja e Amerikës si një demokraci liberale me vazhdu dhe mos me u sfidu prej paranojës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit