Presidenti amerikan Donald Trump, ka akuzuar presidentin ukrainas Zelenskyy se ky i fundit ‘‘po luan me Luftën e Tretë Botërore’’.
Sky News, raporton se Trump i është drejtuar presidentit ukrainas duke i thënë edhe se ajo çfarë ky i fundit po bën është ‘‘shumë pa respekt për vendin’’.
Ai gjithashtu i ka thënë presidentit ukrainas: “O bëni një marrëveshje ose ne dalim.”
“Mos na thuaj se çfarë do të ndiejmë,” i thotë ai Zelensky.
“Ne po përpiqemi të zgjidhim një problem. Mos na thuaj se çfarë do të ndiejmë, sepse nuk je në pozita për të na diktuar atë saktësisht. Nuk je në pozita për të diktuar se çfarë do të ndiejmë.”