6.2 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Truku me një gotë uji që do të zbulojë nëse keni probleme me flokët

- Advertisement -

Nëse flokët nuk kanë shkëlqim, na bien, kemi maja të dyfishta, janë të ashpra, këto janë të gjitha shenja të dukshme se flokët  tanë nuk janë të shëndetshëm. Mirëpo, a keni pyetur ndonjëherë se cila është struktura tyre? Mund ta zbuloni me anë të këtij truku.

Ju duhet të prisni fare pak nga maja e flokëve dhe ta zhysni në një gotë me ujë. Nëse flokët pluskojnë në sipërfaqe, kjo do të thotë që flokët tuaja janë në gjendje të mirë.

Nëse flokët bien në fund të gotës, është tregues që flokët janë në gjendje të “porozitetit të lartë”. Përkatësisht, flokët janë të dobëta dhe të paqëndrueshme ndaj ndikimeve të jashtme.

Përse flokët fundosen?

Shkaku përse ndodh kështu është që uji depërton nëpër shtresën e jashtme të qimes, ndërkaq kjo çon deri aty që flokët nën ndikimin e ujit apo to lagështisë, të humbasin shkëlqimin, shpesh zbehet edhe ngjyra.

Si të përmirësoni cilësinë e flokëve?

Nëse dëshironi që ta përmirësoni plotësisht cilësinë, do të duhej të ndryshoni ushqimin tuaj, por edhe të aplikoni maska në flokë. Maskat nuk ka pse të jenë të kushtueshme, mund t’i bëni edhe vetë dhe të keni rezultate fantastike.

Po ju tregojmë një nga maskat që mund të përdorni për flokët tuaj:

Rrihni të bardhat e vezës, shtoni dy lugë kos, dy lugë avokado të shtypur, një lugë e gjysmë kivi të shtypur, dy lugë e gjysmë mjaltë dhe pesë deri në tetë pika vaj esencial rozmarine. Përziejini mirë me njëri-tjetrin sa të krijojnë një masë kompakte dhe lëreni të veprojë 20 minuta. Pastaj shpëlajini me ujë të ftohtë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit