7.7 C
New York
Wednesday, January 14, 2026

Buy now

Tronditje në Ajaccio: Vritet ish-presidenti i klubit gjatë funeralit të nënës

- Advertisement -

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Ajaccion, ku ish-presidenti i klubit lokal, Alain Orsoni, është vrarë me armë zjarri teksa po merrte pjesë në funeralin e nënës së tij.

Sipas raportimeve të France 3, incidenti ka ndodhur rreth orës 16:00 të ditës së djeshme, në rrethana që ende po hetohen nga autoritetet franceze. Orsoni, 71 vjeç, është qëlluar për vdekje gjatë ceremonisë mortore, duke shkaktuar tronditje të madhe te të pranishmit dhe në opinionin publik.

Alain Orsoni njihej jo vetëm për rolin e tij si ish-drejtues i klubit të Ajaccios, por edhe për të kaluarën e tij politike.

Në vitet ’80, ai ishte një nga figurat kryesore të Frontit për Çlirimin Kombëtar të Korsikës, çka e kishte bërë një personazh të njohur dhe shpeshherë kontrovers.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur motivet dhe rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa komuniteti sportiv dhe qyteti i Ajaccios mbeten të tronditur nga humbja e një figure të njohur publike.

Të ngjashme

Të fundit