17.6 C
New York
Monday, October 7, 2024

Buy now

“Tronditi botën politike”, sa persona shikuan debatin Biden-Trump?

- Advertisement -

Debati presidencial në “CNN” mes presidentit amerikan, Joe Biden dhe ish-presidentit, Donald Trump është shikuar nga 47.9 milionë persona në televizion.

Ky medium raporton se debati 90 minutash, që tronditi botën politike, u transmetua njëkohësisht në 22 rrjete.

“CNN” që organizoi debatin në studiot në Atlanta, ka ofruar një transmetim të drejtpërdrejt për çdo rrjet pa pagesë, por me kushte strikte mbi prezantimin dhe markën e saj.

Në televizion, mediumi tërhoqi 9.04 milionë shikues në kanalet kryesore. Fox Neës pati 8.8 milionë shikues, ABC Neës numëroi 8.7 milionë shikues dhe MSNBC me 3.9 milionë shikues.

Rrjeti njoftoi se organizimi pati mbi 30 milonë shikues në platformat digjitale dhe në Youtube.

“Mes platformave digjitale të CNN, debati ka qenë më i madhi ndonjëherë i rrjetit dhe e lidhur me ngjarjen tonë më të madhe të transmetimit direkt ndonjëherë, me 2.3 milionë shikime të njëkohshme direkt në orën 21:47”.

Katër vite më parë, mbi 73 milionë njerëz shikuan debatin e parë mes Trump dhe Biden në të gjitha rrjetet televizive.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit