5.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Tronditet Serbia, nxënësi vret 9 persona e plagos 7 të tjerë

- Advertisement -

Nga të shtënat që ndodhën mëngjesin e sotëm në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Vraçar të Beograd rreth orës 8:00, mbetën të vrarë nëntë persona ndërsa u plagosën edhe shtatë të tjerë.

Siç raporton BBC, me armën që mori nga banesa e babait të tij, 14-vjeçari dyshohet se kreu këtë akt.

Një zëdhënës i policisë serbe deklaroi se i dyshuari kishte hartuar një plan të hyrjes dhe daljes nga shkolla.

Raportohet se atij iu gjet skica në tavolinën e ti.

Zëdhënësi i policisë deklaroi se i dyshuari që u arrestua shumë shpejt, i kishte caktuar edhe objektivat prioritare.

“Skica duket si diçka nga një video-lojë ose film horror” – ka deklaruar zëdhënësi.

Deklaratat e zyrtarëve policor gjithashtu tregojnë se i mituri kishte përgatitur një listë të fëmijëve që do t’i sulmonte, e po ashtu ai e kishte planifikuar në detaje se në cilat klasa do të shkonte së pari.

Raportimet zyrtare gjithashtu tregojnë se i mituri, gjatë rrugës për në shkollë, la çantën e tij ku përgatiti katër kokteje molotovi.

Me të hyrë në shkollë ai nxori armën dhe qëlloi në drejtim të rojës së sigurisë, për të vazhduar më pas me të gjuajtura në drejtim të nxënësve.

Në një konferencë për media, ministri i Arsimit në Serbi, Branko Ruzhiq, u pyet nëse kishte dëgjuar se i dyshuari ishte “viktimë e dhunës së bashkëmoshatarëve”.

Ruzhiq e konfirmoni këtë, duke thënë se ishim marr edhe veprimet e nevojshme pas raportimeve për dhunë nga bashkëmoshatarët ndaj djalit.

Ai shtoi se ka pranuar raportime nga punonjësit socialë dhe spitali se ka pasur “dhunë të ushtruar, gjë që nuk ka ndodhur në shkollë” dhe rasti është mbyllur pa probleme të mëtejshme.

Në anën tjetër, në konferencë zëdhënësi i Policisë së Serbisë ka deklaruar se sipas mësuesve, i dyshuari ka qenë një nxënës i shkëlqyer që nuk ka pasur asnjëherë probleme mendore apo emocionale.

Në gjitha shkollat në Serbi janë mbyllur për sot, ndërsa nesër dita në Serbi do të fillohet me një minutë heshtje në nderë të viktimave.

Ministri i Arsimit në Serbi gjithashtu njoftoi se Qeveria ka shpallur tri ditë zie në të gjithë vendin, duke filluar nga e premtja, 5 maj deri më 7 maj.

Reagime dhe ngushëllime për familjet e viktimave janë shprehur nga të gjithë liderët evropianë e të rajonit

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit