Zvicra e ka shkatërruar kombëtaren e Kosovës pas pjesës së parë duke realiziar 4 gola pas 45 minutave lojë.
Pas një dominimi për 20 minuta, Zvicra i konkretizoi dy raste për të kaluar në avantazh të dyfishtë ndaj Kosovës.
Manuel Akanji shënoi pas goditjes nga këndi, në minutën e 22-të.
Për 2:0 realizoi Breel Embolo në minutën e 25-të. Lumbardh Dellova reagoi zbehtë në mbrojtje, ndërsa topi erdhi tek Embolo që nuk fali.
Në minutën e 39-të për 3:0 shënoi Silvan Widmer, ndërsa Embolo realizoi golin e dytë në fund të pjesës së parë.
Kjo është ndeshja e parë e Kosovës, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2026.