Nerazzurrët viteve të fundit janë duke bërë përforcime të mençura, ku shumë futbollistë të mëdhenj po vijnë si lojtar të lirë.
Drejtuesit e nën-kampionit të Evropës po mendojnë nga tani për në afatin kalimtar të verës për të transferuar një emër të madh.
Bëhet fjalë për yllin e skuadrës e rivale, Juventusit, Adrian Rabiot, i cili është në gjashtë muajt e fundit të kontratës me Bianconerët.
Rabiot deri tani ka refuzuar në nënshkruaj kontratë të re dhe Interi synon ta josh atë për ta transferuar në Giuseppe Meazza.
Është eksperti portugez i transferimeve Pedro Almeida, i cili ka raportuar se Nerazzurrët e duan francezin si lojtar të lirë në verë.
Në rast transferimi, Interi do ta dëmtonte shumë rivalin e tyre, pasi Rabiot po llogaritet si lojtari më i mirë i tyre në sezonet e fundit.