Home Lajme Botë Tronditet Franca, 44 vjeçari përdhunon dy të moshuara, njëra humb jetën si pasojë e atakut kardiak

Tronditet Franca, 44 vjeçari përdhunon dy të moshuara, njëra humb jetën si pasojë e atakut kardiak

0
Tronditet Franca, 44 vjeçari përdhunon dy të moshuara, njëra humb jetën si pasojë e atakut kardiak

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë, ku një 44-vjeçar ka përdhunuar dy të moshuara të moshës 93 dhe 95 vjeç. Të moshuarat ndodheshin në spital, por njëra prej tyre humbi jetën si pasojë e atakut kardiak.

44-vjeçari Samir B. u arrestua të shtunën pasi hyri në dhomat e dy të moshuarave në  të spitalit Argenteuil në periferi të Parisit. Ka qenë 95-vjeçarja, e cila ka denoncuar stafin e spitalit se ishte dhunuar nga 44-vjeçari.

Sipas Daily Mail, 44-vjeçari Samir u arrestua teksa po dilte nga dhoma e 93-vjeçares në orën 4:30 të mëngjesit të së shtunës. Në çarçafët e krevatit të 93-vjeçares u gjetën gjurmë të spermës së 44-vjeçarit.

93-vjeçarja, i cili thuhet se vuante nga probleme psikologjike, nuk u ndje mirë pasi u përdhunua dhe pësoi një atak në zemër disa orë më vonë në orën 7 të së shtunës, raporton Daily Mail.

Samir B. ishte i njohur për autoritetet franceze për akte të dhunës seksuale, ndërsa nuk dihet nëse do të akuzohet edhe për vdekjen e 93-vjeçares.

Exit mobile version