Dua Lipa ka mbetur e tmerruar kur fansat u futën në hotelin e saj dhe e prisnin jashtë derës së dhomës së gjumit.
Këngëtarja 29-vjeçare ishte duke qëndruar në një hotel në Santiago të Kilit, kur adhuruesit e saj arritën të hynin në ambientet e saj private.
Artistja ishte në qytet për të filmuar një reklamë përpara se të ndodhte shkelja e sigurisë. Ndërsa mësohet se Dua është e padëmtuar pas incidentit, është raportuar se ajo ka mbetur e tronditur.
Fansat besohet se kanë pritur yllin për të bërë fotografi, dhe gjithashtu kanë qëndruar në pritë pranë një ashensori në përpjekje për t’iu afruar asaj.