Chelsea mund të bëjë një lëvizje të bujshme në afatin kalimtar të janarit për të transferuar portierin e Milanit, Mike Maignan, raporton gazetari italian Matteo Moretto.
Sipas tij, ka shumë gjasa që Milani të shesë portierin francez, pasi rinovimi i kontratës së tij – që skadon në fund të sezonit – duket thuajse i pamundur.
Nëse palët nuk arrijnë marrëveshje, klubi kuqezi pritet të detyrohet ta shesë në janar për të shmangur largimin e tij të lirë në verë.