19.5 C
New York
Friday, August 8, 2025

Buy now

“Trofeu Kopa”, këta janë 10 kandidatët për lojtarin më të mirë të ri

- Advertisement -

Janë zbuluar emrat finalë të nominimeve për trofeun ‘Kopa’, që do të jepet gjatë ceremonisë së Topit të Artë 2025, me Lamine Yamal nga Barcelona si favorit për të mbrojtur titullin e tij.

Emëruar pas Raymond Kopa, fituesit të Topit të Artë në vitin 1958, trofeu ‘Kopa’ u dha për herë të parë në vitin 2018 dhe nderon lojtarin më të mirë nën moshën 21 vjeç, sipas një jurie të përbërë nga fitues të mëparshëm të Topit të Artë. 

Yamal fitoi këtë çmim vitin e kaluar, duke kaluar lojtarë si Arda Guler nga Real Madrid dhe Kobbie Mainoo nga Manchester United, dhe nuk është surprizë që talenti 18-vjeçar i Barcelonës të jetë sërish në listën e nominimeve për çmimin e vitit 2025. 

Barcelona ka dy përfaqësues në këtë listë. Pau Cubarsi gjithashtu është përfshirë pas një sezoni të shkëlqyer si titullar në mbrojtjen kampione të Hansi Flick. 

Të dy lojtarët janë ndër favoritët për të fituar këtë vit, por do të kenë konkurrencë nga dyshja e Paris Saint-Germain, Joao Neves dhe Desire Doue, të cilët luajtën role kyçe në triumfin e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar. 

Dean Huijsen, përforcimi i ri i Real Madrid, është gjithashtu në listë pas një viti të shkëlqyer me Bournemouth, ndërsa nuk mungojnë edhe emrat e Myles Lewis-Skelly nga Arsenal dhe Estevao, sulmuesi i ri i Chelsea. 

Listën e përmbyllin mesfushori i Lille, Ayyoub Bouaddi, sulmuesi i Portos, Rodrigo Mora dhe ylli i Juventusit, Kenan Yıldız. 

Kylian Mbappe ishte fituesi i parë i këtij çmimi në vitin 2018. Që atëherë, Matthijs De Ligt, Pedri, Gavi dhe Jude Bellingham kanë ngritur këtë trofe para se Yamal të triumfonte vitin e kaluar.

Të ngjashme

Të fundit