Beatrix Ramosaj publikoi mbrëmë këngën e re “Ma shumë se ti” dhe menjëherë u përfol se është një dedikim për Donaldin.
Teksti përshtatej me historinë e saj dhe Donaldit, që nisi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” dhe përfundoi pas daljes.
Por sot Trixa ka treguar me lezet se kënga nuk është dedikim pasi tekstin nuk e ka shkruar vetë.
Ajo ka ndarë postimin e Vig Poppas, i cili ka shkruar tekstin dhe shprehet: “Këtë këngë kam dashur ta bëj vetë, por më vjen mirë që u realizua prej Beatrix”.
Ramosaj ka falenderuar tekstshkruesin dhe ka hedhur poshtë thashethemet.