Kohët e fundit, Beatrix ka dhënë disa sinjale që sugjerojnë se ajo ka gjetur sërish dashurinë. Në një postim në Instastory, ajo ndau një foto me mbishkrimin “Të dua ty” në anglisht, çka nxiti aludimet për një lidhje të re
Sipas burimeve të PanoramaAl, Trixa është në një marrëdhënie të re me një partner të huaj, të cilin e mban larg vëmendjes së rrjeteve sociale. Miqtë e saj të afërt mbeten të rezervuar për të dhënë detaje, duke shtuar më tej misterin. Për momentin, publiku mbetet në pritje të një konfirmimi apo një postimi të drejtpërdrejtë nga vetë këngëtarja.