-8.2 C
New York
Tuesday, January 20, 2026

Buy now

Trim Tërnava kryeshef në KOSTT

- Advertisement -

Bordi i Drejtorëve i KOSTT Sh.A., pas zhvillimit të një procesi transparent dhe konkurrues, në përputhje me Ligjin për Ndërmarrjet Publike, në mbledhjen e mbajtur më 19 janar 2026, ka emëruar njëzëri z. Trim Tërnavën Kryeshef Ekzekutiv të KOSTT Sh.A., detyrë të cilën do ta fillojë nga data 16 shkurt 2026.

 

“Pas zhvillimit të një procesi transparent dhe konkurrues, në përputhje me Ligjin për Ndërmarrjet Publike, Bordi i Drejtorëve i KOSTT Sh.A., në mbledhjen e mbajtur më 19 janar 2026, njëzëri ka emëruar z. Trim Tërnavën Kryeshef Ekzekutiv të KOSTT Sh.A. i cili do të filloj këtë detyrë nga data 16 shkurt 2026.Z. Trim Tërnava ka përfunduar studimet master në Ekonomi të Energjisë në Rice University, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa studimet themelore i ka përfunduar në Inxhinieri Elektrike në Universitetin e Prishtinës.Z. Trim Tërnava ka përgatitje të avancuar akademike dhe profesionale në sektorin e energjisë, me fokus në ekonominë e energjisë, zhvillimin e tregut të energjisë, tranzicionin energjetik dhe proceset e integrimit rajonal dhe evropian. Ai ka një dekadë përvojë profesionale dhe udhëheqëse në sektorin e energjisë dhe synon forcimin e rolit të KOSTT në arritjen dhe avancimin e objektivave strategjike të shoqërisë, duke theksuar operimin e sigurt, të qëndrueshëm dhe të besueshëm të Sistemit të Transmetimit dhe Tregut të energjisë elektrike.”, thuhet në njoftimin e KOSTT-it.

Të ngjashme

Të fundit