Prishtina e ka fituar 3:2 dramën e së shtunës ndaj Llapit në Stadiumin “Fadil Vokrri” në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt të Superligës së Kosovës.
Kryeqytetasit fillimisht e anuluan avantazhin e parë në minutën e gjashtë shtesë te pjesës së parë përmes Leonat Vitijës, pasi Llapit ia kishte sjellë epërsinë Ahmed Januzi në minutën e 33-të.
Në pjesën e dytë, llapjanët insistuan sërish dhe rimorën avantazhin përmes Ilir Blakçorit në minutën e 55-të.
Mirëpo Prishtinasit u kundërpërgjigjën sërish duke barazuar në minutën e 68-të me golin e Albin Krasniqit.
Kur mendohej që barazimi do t’u leverdiste të dyja skuadrave, ashtu nuk i pati bindjet anglezi Yoan Marc-Oliver i cili e shënoi golin e tretë për tri pikët e Prishtinës në minutën e 77-të.
Të Kaltrit shkojnë në kuotën e shtatë pikëve në vendin e dytë po aq sa ka Ballkani në të parin por me golaverazh më të mirë, dhe që të dyja i kanë zhvilluar vetëm tri lojë.
Në anën tjetër, klubi nga Podujeva mbetet me katër pikët e grumbulluara nga tri xhirot e para, dhe kështu zë vendin e gjashtë.