Debati rreth fitores së VV-së mbi 50 për qind në zgjedhjet e 28 dhjetorit nuk ka të ndalur. Një javë pas mbajtjes se zgjedhjeve, njohësit e rrethanave politike kanë vazhduar të tregojnë arsyet që quan tek fitorja e thellë e VV-së.
Ata kanë përmendur dy arsye kryesore që kanë ndikuar në këtë rezultat.
Sipas tyre, shpërndarja e qindra milionëve eurove nga Qeveria Kurti për kategori të caktuar disa ditë para zgjedhjeve dhe ardhja në numër të madh e diasporës ia kanë siguruar fitoren Albin Kurtit.
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, është shprehur i bindur se shpërndarja e parave nga qeveria ka ndikuar në rezultat.
Në një intervistë për ATV, ai ka ironizuar duke thënë se me 300-400 milionë euro edhe në Shqipëri do t`i kishte fituar zgjedhjet.
“Ky precedent që u kriju, me shpërnda qindra miliona euro, shifrat janë zyrtare, nuk po flas sa janë dhënë nder dorë. Veç nëse ngjallet Ibrahim Rugova, se këtu nuk ke pse del ma në zgjedhje. Tepër pak janë 50 për qind, me 300-400 milionë në Shqipëri dhe në Maqedoni të Veriut i kisha fitu zgjedhjet. Me shku me gjithë ato para”, ka thënë Hasani.
Ai ka bërë me dije se duhet te ndalet me ligj një praktik e tillë.
“Totalisht është e pabarabartë, për këtë është ligji që të ndalon, në disa vende. Në Maqedoni me kushtetute e ke, t`i ndalon operacionet të caktuara financiare, e formon një qeveri 100 ditë para zgjedhjeve. Duhet me i bo ato, janë garancione kushtuese, ndryshe është e pakuptim gara zgjedhore”, ka thënë Hasani.
Kurse, analisti Shenoll Muharremi ka përmendur një faktor tjetër që ka mdikur në këtë fitore.
Ai ka vlerësuar se partia e Albin Kurtit e ka përmbysur realitetin me një “trik” elektoral.
Në profilin e tij në “Facebook”, Muharremi ka shkruar se me sjelljen e votës së diasporës VV-ja e ka përmbysur realitetin.
“Kjo çka ka ndodhë më 28 dhjetor mundet me qenë shokuese, por edhe traumatizuese për partitë opozitare. Por, në fakt, realiteti nuk ka ndryshuar, vetëm është tjetërsuar. Faktet dhe trendet në Kosovë janë të njëjta. LVV ka qeverisë dobët dhe e ka keqmenaxhu ekonominë dhe energjinë, e ka rritur varfërinë dhe i ka acaruar marrëdhëniet me SHBA-në dhe BE-në. Ky fakt nuk ka ndryshu. Trendi i LVV-së është në rënie brenda vendit, te banorët e Kosovës që jetojnë këtu”, ka shkruar ia, duke treguar se çka ndikoi në rezultat.
“LVV e ka bërë një përmbysje të realitetit duke përdorë një “trik” elektoral që e ka deviju vullnetin e banorëve të Kosovës. Nëse i ka sjellë 150,000 votues nga diaspora, kjo mjafton me tjetërsu vullnetin dhe me përmbysë realitetin. Por kjo nuk është e qëndrueshme, është diçka që ndodh një herë në një datë apo afat kohor të caktuar”, ka shkruar Muharremi.
Zgjedhjet e 28 dhjetorit i ka fituar bindshëm partia e Albin Kurtit.
Sipas rezultateve preleminare të KQZ-së, VV-ja ka ftuar 50.88%, PDK-së 20.30%, LDK-ja 13.27% dhe AAK-ja






