3.3 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

Tri vendimet që i mori qeveria sot

- Advertisement -

Qeveria e Republikës së Kosovës, sot ka mbajtur një mbledhje elektronike në të cilën ka marrë tre vendime, njofton ZKM, transmeton Scanner.

 Së pari, është plotësuar Programi Legjislativ i Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2022 duke shtuar Projektligjin për Anti Doping. Vendimi do të dërgohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Pastaj, me vendim të ri janë shfuqizuar pikat  2.2 dhe 2.3 të Vendimit të Qeverisë Nr.02/39 të datës 03.06.2020 me të cilin obligoheshin Ndërmarrjet Publike Qendrore të krijojnë një sistem të mirëfilltë dhe të njësuar të menaxhimit të kontratave komerciale. 


Pikat e shfuqizuara  parashihnin që asnjë Ndërmarrje Publike Qendrore nuk mund të lidhte kontratë komerciale pa pëlqimin e ministrit përgjegjës nëse kontrata përmban klauzolë për zbatimin e së drejtës së huaj dhe detyrim të Ndërmarrjes Publike Qendrore për të paguar dënim kontraktues ose dëmshpërblim të likuiduar, nëse dënimi ose dëmshpërblimi tejkalon shumën prej 5.000,00 € (pesë mije euro).  Në kohën kur Qeveria e mëparshme kishte marrë këtë vendim, Ndërmarrjet Publike ndodheshin në rrezik të vazhdueshëm të krizave financiare si pasojë e humbjes së rasteve nëpër gjykata për shkak të nënshkrimit të kontratave të pafavorshme komerciale nga ana e menaxhmentit të tyre. 

Me përmirësimin e qeverisjes korporative në Ndërmarrjet Publike dhe përparimit në drejtim të emërimit të bordeve të rregullta dhe menaxhmentit të tyre, konsiderojmë që mekanizmat e kontrollit të vendosura në këto pika tanimë janë të panevojshme. Dhe në fund është miratuar edhe nisma për negocimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe  Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar për Programin për “Financat Publike të Kosovës dhe Rritja Ekonomike”. Në negocimin e kësaj marrëveshjeje, Republika e Kosovës do të përfaqësohet nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit