Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë raportuar tri raste të dhunës në familje.
Kështu bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë.
Një rast është raportuar në Fushë-Kosovë, një në Viti dhe një në Mitrovicë.
RASTET:
Fushë-Kosovë, 21.03.2023-07:20
Raportohet se e dyshuara femër kosovare, përdoruese e narkotikëve, i kishte sulmuar fizikisht prindërit e saj. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Në konsultim me prokurorin, rasti iniciohet si më lart. Rasti është duke u hetuar.
Viti, 21.03.2023-18:40
Pas një mosmarrëveshjeje në familje, i dyshuari mashkull kosovar i ka sulmuar fizikisht tri viktima, femra kosovare (nënën, motrën dhe bashkëshorten e tij). Palët janë intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, nëna dhe motra janë dërguar në strehimore. Rasti në procedurë të rregullt.
Mitrovicë, 20.03.2023-23:00
Është arrestuar një i dyshuar, mashkull kosovar, pasi ai kishte sulmuar fizikisht një viktimë, femër kosovare, bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Në konsultim me prokurorin, pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.