10 C
New York
Tuesday, March 18, 2025

Buy now

Tri prurjet e reja të Kosovës: Nder dhe krenari, na u plotësua ëndrra

- Advertisement -

Lista e Kombëtares së Kosovës për ndeshjet e marsit u pasurua me tre futbollistë të rinj.

Selektori Franco Foda për përballjen e dyfishtë me Islandën në “play-off” të Ligës së Kombeve i përfshiu Dion Gallapenin, Vesel Demakun dhe Lirjon Abdullahun.

Treshja i është bashkuar ekipit kombëtar në grumbullimin që nisi dje, shkruan “Gazeta Express”.

Përmes një videoje të shkurtër të publikuar sot në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës në Facebook, ata e bënë prezantimin e tyre, ndërsa e shprehën nderin dhe krenarinë që po e realizojnë ëndrrën për të luajtur për Dardanët.

“Do të luftoj për fanellën e Kosovës”, u shpreh shkurt Demaku.

“Është nder dhe krenari të luash për vendin tënd”, shtoi Gallapeni.

“Më është plotësuar ëndrra për të luajtur për Kosovën”, thotë Abdullahu.

Tri prurjet në fund thirrën njëzëri: “Forca Kosova”.

Dardanët do të përballen të enjten mbrëma me Islandën në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa të dielën do të luajnë ne Murcia të Spanjës, po ashtu kundër islandezëve.

Ekipi që tregohet më i suksesshëm në ballafaqimin e dyfishtë do të luajë në Ligën B në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve, kurse humbësi do të jetë pjesë e Ligës C.

Përkundër mungesave, selektori Franco Foda është shprehur optimist para duelit me islandezët.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit