Çfarë i bën disa orë më të shtrenjta sesa tjerat?
Fillimisht, është e qartë se materiali prej çfarë janë ndërtuar, transmeton Telegrafi.
Një orë e cila është krijuar nga metale apo gurë të çmueshëm padyshim se do të ketë një çmim shumë të lartë.
Së dyti, çmimi definohet edhe nga brendi apo personi që e përpunon – një orë zvicerane e ndërtuar prej dore sigurisht se është më e shtrenjtë sesa një orë e prodhuar miliona herë në një fabrikë të madhe në Kinë.
Dhe, së treti, çmimi i orës definohet edhe nga fakti se sa e rrallë është ora apo materiali me të cilin përbëhet.
Më poshtë ju sjellim orët më të shtrenjta në botë.
Rolex Paul Newman Daytona – 14.4 milionë funte
PATEK PHILIPPE REF. 1518 – 9 MILIONË FUNTE