-10.1 C
New York
Sunday, January 25, 2026

Buy now

Tri lokale në Shtime ndëshkohen me nga 500 euro për muzikë me zë të lartë

- Advertisement -

Policia ka bërë të ditur se banorët e Shtimes janë ankuar lidhur me zhurmën e shkaktuar nga muzika me zë të lartë, e cila vinte nga hapësirat e disa lokaleve në rrugën “Imer Devetaku”.

Në njoftimin e policisë thuhet se patrullat policore kanë reaguar dhe ndaj tre pronarëve të lokaleve janë ndërmarrë masa ligjore për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

Në këtë rast janë shqiptuar tri gjoba kundërvajtëse, secila në vlerë prej 500 eurosh.

“Pronarët e këtyre lokaleve, në të cilat zhvillohej aktivitet i lojërave kompjuterike, janë obliguar që të mbyllin lokalet, ndërsa lënda do t’i përcillet inspektoratit të komunës së Shtimes për procedura të mëtejshme sipas kompetencave ligjore”, thuhet në njoftimin e policisë

Të ngjashme

Të fundit