Marash Kumbulla do të largohet përfundimisht nga Roma, ndërsa Cagliari është në bisedime me klubin kryeqytetas për t’i siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit shqiptar.
Mirëpo, për ish-futbollistin e Hellas Veronës, në garë kanë hyrë disa klube spanjolle pas paraqitjeve të tij të mira në Espanyol, ku luajti në sezonin e kaluar në formë huazimi.
Sipas gazetarit sportiv italian, Matteo Moretto, janë tre klube të La Ligas që e duan përfaqësuesin shqiptar: Alavesi, Mallorca e Vedat Muriqit dhe Sevilla.
Ndërkaq, për momentin Espanyoli është tërhequr nga interesimi për ta pasur përsëri në ekip Kumbullën pasi e ka të plotësuar fazën defanzive.
Në ditët në vazhdim mbetet të shihet se cila do të jetë preferenca e qendërmbrojtësit shtatlartë, i cili nuk bën pjesë në planet e Romës.