-0.1 C
New York
Wednesday, December 31, 2025

Buy now

Tri klube angleze pas Alexander-Arnold

- Advertisement -

Mbrojtësi i djathtë i Real Madridit, Trent Alexander-Arnold mund të rikthehet në Ligën Premier më shpejt sesa që ishte menduar, por jo te Liverpooli.

Sipas mediumit të afërt me klubin mbretëror, DefensaCentral, Alexander-Arnold, mund të largohet nga Los Blancos në afatin kalimtar të verës 2026.

Anglezi 27-vjeçar nuk është ambientuar ende plotësisht në klubin e tij të ri, kështu që e ardhmja e tij mbetet e pasigurt.

Manchester City, Manchester United dhe Newcastle United thuhet se mund të ofrojnë deri në 40 milionë euro për të blerë Trentin në verën e vitit 2026.

Nga ana e tij, Alexander-Arnold nuk dëshiron të largohet nga Real Madridi dhe klubi nuk është ende gati të shqyrtojë ofertat në tavolinë.

Të gjithë në ekip besojnë te Alexander-Arnold dhe mendojnë se ai duhet të luajë më shumë ndeshje për t’u përshtatur me klubin e tij të ri.

Mbrojtësi iu bashkua Real Madridit në verën e vitit 2025 si lojtar i lirë. Këtë sezon, ai ka dhënë një asistim në 11 ndeshje në nivel klubesh.

Të ngjashme

Të fundit