Tri herë kampioni i Kosovës, Besa e Pejës, ka rënë edhe nga Liga e Parë, kur ka mbetur vetëm edhe një xhiro për t’u zhvilluar.
Besa në ballafaqimin për mbijetesë ndaj Drenasit, sot ka barazuar me shifra 0-0, rezultat ky q e dërgon matematikisht në Ligën e Dytë.
Klubi nga Peja është pjesë e Ligës së Parë, ku pas 26 ndeshjeve ka grumbulluar vetëm 26 pikë.
Besa pas luftës, e kishte arritur një sukses të jashtëzakonshëm, duke e fituar titullin e kampionit tri herë radhazi, nga viti 2004 deri në vitin 2007.
Q nga atëherë asnjë nuk klub nuk ka arritur një sukses të tillë.