Roma e Gian Piero Gasperinit vazhdon me fitoren e dytë radhazi në Serie A, për t’u ngjitur në kreun e tabelës.
Roma fitoi 3-1 ndaj Cremoneses si mysafire.
Golin e parë për Romën e shënoi Matias Soule në minutën e 17-të të takimit.
Roma shënoi përsëri në pjesën e parë, me anë të Lorenzo Pellegrinit, por goli u anulua shkaku i pozitës jashtëloje.
Në fillim të pjesës së dytë, Cremonese u tregua më e rrezikshme, me disa raste të mira shënimi.
Mirëpo, në minutën e 64-të, zëvendësuesi Evan Ferguson shënoi për 2-0.
Pesë minuta më vonë, Ëesley shënoi për 3-0, duke siguruar fitoren për Romën.
Deri në fund të takimit, Roma pati edhe disa raste të mira shënimi, por golin e fundit të takimit e shënoi Cremonese.
Vendasit shënuan përmes Francesco Folino në minutën e 93-të të ndeshjes.
Me këtë fitore, Roma shkon në kuotën e 27-të pikëve në krye të tabelës, teksa Cremonese mbetet në 14-të pikë pas 12 ndeshjeve.






