Roma fitoi 3-0 ndaj Cremonese dhe barazoi Napolin në vendin e tretë.
Protagonist ishte Bryan Cristante, i cili shënoi një gol dhe asistoi për Evan N’Dicka, të dy golat pas goditjeve nga këndi.
Roma kërkonte reagim pas barazimit 2-2 me Napolin.
Edhe pse me disa mungesa të rëndësishme, skuadra arriti të dominojë dhe të krijojë raste të shumta.
Goli i parë erdhi në minutën e 60-të, kur Cristante realizoi me kokë pas një goditjeje nga këndi të ekzekutuar nga Lorenzo Pellegrini.
Roma vazhdoi presionin dhe dyfishoi epërsinë sërish nga një goditje këndi: Cristante devijoi topin me thembër, ndërsa N’Dicka shënoi nga afër për 2-0.
Skuadra vendase kontrolloi lojën deri në fund dhe realizoi edhe golin e tretë me Niccolo Pisilli, i cili përfitoi nga një top i mbetur në zonë dhe e dërgoi në rrjetë.
Me këtë fitore të pastër 3-0, Roma mban hapin në garën për vendet e para dhe rikthehet fuqishëm në luftën për Ligën e Kampionëve.
Roma është e katërta me 50 pikë, aq sa ka edhe Napoli në vendin e tretë.
Interi është i pari me 64 pikë, derisa Milani është i dyti me 54 pikë.






