29.1 C
New York
Friday, June 6, 2025

Buy now

Tri formacionet e mundshme të Shqipërisë kundër Serbisë

- Advertisement -
Me një fokus të theksuar në goditjet standarde dhe mbrojtjen ndaj goditjeve nga ajri, Silvinjo ka vendosur të përfshijë një grup të veçantë lojtarësh, kryesisht mbrojtës, me të cilët ka zhvilluar seancën stërvitore të paradites e cila ishte caktuar me dyer të mbyllura.

Një nga aspektet që ka shkaktuar shqetësim te braziliani, është forca e Serbisë në goditjet nga këndi dhe goditjet e lira.

Ata janë të njohur për fuqinë e tyre në ajër dhe rrezikun që mund të krijojnë në këto situata, ku lojtarë të tillë si Vlahoviç, Joviç, Gudejl dhe Mitroviç janë të aftë të krijojnë mundësi të rrezikshme për gol.

Puna me mbrojtësit kuqezi është e fokusuar në ruajtjen e disiplinës gjatë këtyre situatave dhe në parandalimin e çdo mundësie për shënim nga topat e lëvizshëm dhe goditjet standarde.

Përveç mbrojtësve, edhe portieri do të ketë një rol të rëndësishëm për të ndihmuar në këtë luftë në ajër.

“BUNKERI KUQEZI”- Për herë të parë, Silvinjo ka në dispozicion të gjitha forcat në mbrojtje. Me kthimin e Mario Mitajt, i cili ka qenë i palëvizur në krah, ndonëse Aliji ka dhënë një paraqitje të shkëlqyer në dy ndeshjet e fundit, trajneri brazilian duhet të bëjë zgjedhje të mençura për të përfituar sa më shumë nga kjo linjë mbrojtëse. Megjithatë, për të luajtur titullar, edhe pse Aliji ka bërë punë të mirë, më i avantazhuar mbetet Mario. Sa i përket qendrës së mbrojtjes, dy shtatlartë si Gjimshiti dhe Kumbulla kanë luajtur për herë të fundit bashkë, tri vite më parë, kur barazonim në Islandë 1-1 në qershor 2022. Megjithatë, këtu hyjnë në lojë edhe opsionet e tjera si Ismajli, i cili ka qenë gjithashtu në formë të shkëlqyer, dhe Ajeti, që ka justifikuar me të drejtë pozicionin e tij në dy ndeshjet e fundit me Kombëtaren. Këto janë dilema të mëdha për trajnerin Silvinjo, i cili duhet të vendosë për dy nga këta lojtarë për qendrën e mbrojtjes, duke pasur parasysh që secili prej tyre ka ofruar shumë në periudhën e fundit. Letrat i ka trazuar edhe Hysaj në krahun e djathtë, i cili është në një balotazh me Balliun, shkruan Tema.

MESFUSHA NUK LËVIZ- Pavarësisht paraqitjes së mirë të Julian Shehut në ndeshjen kundër Andorrës, Silvinjo ka tendencë të besojë te një treshje mesfushorësh që kanë luajtur më shumë së bashku dhe kanë ndërtuar një lidhje të fortë gjatë periudhës së fundit. Bëhet fjalë për Asllanin, Ramadani dhe Laçin, të cilët pritet të formojnë mesfushën startuese përballë Serbisë. Trajneri beson se kjo treshe është e aftë të mbajë kontrollin e mesfushës, duke patur parasysh përvojën e përbashkët. Ndërkohë, dy lojtarët e tjerë, Pajaziti dhe Berisha, edhe pse kanë treguar aftësi individuale, duket se nuk kanë ende kredite të mjaftueshme për të siguruar një vend në formacionin titullar.

SULMI SEKRET- Broja në qendër apo në krah, Manaj nga fillimi apo Daku ose Uzuni? Pjesa e sulmit mbetet një mister më vete për ndeshjen me Serbinë. Herën e fundit Armando u spostua në krahun e djathtë, ndërsa majtas luajti Hoxha. Manaj ishte në majë. Këtë herë Silvinjo duhet të gjejë tridentin e duhur për të goditur Serbinë. Asani po ashtu u stërvit me grupin, ndërsa Muçi dhe Hoxha dhanë sinjale pozitive në seancën e djeshme stërvitore. Duke qenë edhe tri ditë larg nga përballja me serbët, Silvinjo ka kohë për të bërë zgjedhjet e tij.

 

Të ngjashme

Të fundit