-14 C
New York
Sunday, February 8, 2026

Buy now

Tri favoret e mëdha të Osmanit për fitoren e Kurtit, ndërsa VV ia luan “proceduralitetin” deri në dyshim

- Advertisement -

Ishte instrumentale në fitoren e thellë të tij.

Për të mbërrirë te 28 dhjetori si datë e zgjedhjeve parlamentare, Albin Kurti i Vetëvendosjes shterroi manovra procedurale për tetë-nëntë muaj për të vonuar daljen para deputetëve për ta zgjedhur qeverinë, votat për të cilën nuk i kishte. Dhe, për atë shterrim marramendës procedural, gjeti krah mbështetës te Vjosa Osmani, Presidente e Kosovës, e cila ia dha edhe ‘mandatarin e dytë’ Glauk Konjufcës, pa pranuar fare dëshmi a nënshkrime se i ka numrat.

“Më bindi se i ka gjasat”, ishte krejt çka pati thënë Osmani, dhe pasi u harxhua koha e nevojshme edhe e Konjufcës pa vota në Kuvend të Kosovës, ajo vijoi t’ia caktojë datën e synuar të zgjedhjeve për Vetëvendosjen: 28 dhjetorin kur influksi i diasporës është më i madhi gjatë viitit në vend. Bashkë me tërheqjen e një lënde të dërguar në Gjykatën Kushtetuese, dhënien e mandatarit të dytë pa i pasur votat, dhe caktimin e datës së kërkuar të zgjedhjeve, brenda fare pak kohe, Osmani i kreu tre shërbime madhore Vetëvendosjes dhe i kontribuoi në fitoren prej 51% zgjedhore. Por, tri këto ‘ndere’, megjithatë s’po i rezonojnë për rizgjedhjen e saj Presidente të Kosovës për një mandat të dytë. Tash, Vetëvendosja e ka kthyer në ‘proceduralitet’ dhe thirret në “rendin e gjërave”. Albin Kurti tash gazetarëve ia shmang përgjigjen e prerë se do ta propozojnë në rend të parë. “Do të ecim mbarë e mirë”, tha ai ditë më parë.

Vetëvendosja në një përgjigje me shkrim për Koha.net, tha kështu: “Para çështjes që ngrini, duhet të ndjekim rendin e gjërave derisa të arrijmë në atë pikë. Pra, duhet të konstituojmë Kuvendin, pastaj të votojmë për Qeverinë, marrëveshjet ndërkombëtare duke përfshirë planin e rritjes së BE-së dhe tre marrëveshje me Bankën Botërore, dhe pastaj, brenda afateve kushtetuese, sigurisht që duhet të merremi edhe me çështjen e presidentit”.

28 dhjetori e tutje…

Në natën e 28 dhjetorit, Albin Kurti i Vetëvendosjes foli si ‘fitimtar’ i zgjedhjeve, me tone ndjeshëm më të qeta për rivalët politikë ndryshe nga nata e 9 shkurtit.

Kjo për arsye, siç tha edhe ai, “bllokadat më janë të pamundshme”.

Një pyetje edhe atë natë u ngrit pashmangshëm: çka për President?

“Duhet të flasim me Vjosa Osmanin”, tha ai po atë natë.

Dy-tri ditë më vonë sërish iu tha mediave se “shumë shpejt do të takohem me Vjosa Osmanin… dhe të bisedojmë me të për rrugën përpara”.

Që nga 31 dhjetori fjalët i ka rikalibruar duke u thirrur në procedura:

“Së pari rezultatet, certifikimi i rezultateve, konstituimi i kuvendit, buxheti” dhe pastaj krejt presidenti.

“Por”, tha ai, “nuk i kemi 80 vota” tek më vonë.

Që nga nga ajo kohë, Albin Kurti dhe Vetëvendosja s’kanë mundur ta thonë me-plot-gojë se Vjosa Osmanit do t’ia sigurojnë edhe një mandat.

Kjo kryeishst nga opinionistë është lexuar si “borxhi” që Kurtit i lipset t’ia servojë Osmanit pas favorit të kësaj të fundes të caktimit të datës së duhur për VV-në.

Datën kur diaspora kosovare, në përqindje gatise absolute, voton Albin Kurti – dhe, pasojë e të cilës, ishte edhe rezultati plebishitar për Vetëvendosjen.

As në emisionin “nerv” te Shkëlzen Gashi, ish-bashkëpartiakja dhe vartësja e Osmanit, Donika Gërvalla, s’mundi ta thotë prerë-e-qartë se do ta zgjedhin Osmanin.

Ia bëri okollën-okollës për të mos dhënë një po ose jo të prerë.

Albin Kurti dhe Vetëvendosja, po ashtu as Guxo-ja, as nuk e kanë njoftuar, uruar apo kumtuar anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes të Trump të nënshkruar nga Vjosa Osmani.

Kurti pati kohë të njoftojë takime me lloj-lloj politikanësh në Davos, por jo edhe ceremoninë më madhore në Davos ku mori pjesë Osmani dhe nënshkroi Kosovën si anëtare themeluese.

Presidenti i Kosovës duhet të zgjidhet në mars; ndërsa Osmani kërkon të rizgjidhet “për interes të Kosovës”.

Bedri Hamza, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se nuk i votojnë Vetëvendosjes propozim për president “pa marrëveshje politike”.

Dhe kjo “marrëveshje politike”, tha Hamza në “Rubikon” te Adriatik Kelmendi, duhet të ndodh para formimit të qeverisë së re.

Përndryshe, “jo”, tha Hamza, vetëm paraprakisht.

Lumir Abdixhiku, Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka kërkuar po ashtu marrëveshje politike për çështjen e presidentit që duhet të zgjidhet në mars; moszgjedhja e të cilit/cilës e çon vendin automatikisht në zgjedhje të reja.

“Kandidimet unilaterale të partive nuk sjellin konsensus. Pa marrëveshje politike ndërmjet subjekteve parlamentare, imponimi i emrave të përveçëm nuk sjell asnjë rezultat tjetër përveç krizës institucionale. Zgjedhja e presidentit nuk mund të bëhet me logjikë force, por vetëm me logjikë konsensusi.

Në këtë fazë, Kosova nuk ka luksin të hyjë në krizë për asnjë emër të veçantë. Vendit i duhen stabilitet institucional, funksionim normal i institucioneve dhe qetësi politike për t’u përballur me sfidat e brendshme dhe të jashtme”, ka thënë Abdixhiku në një prononcim për “Koha.net”.

Po ashtu ditë më parë, Përparim Gruda dhe Artan Behrami të Partisë Demokratke të Kosovës kanë njoftuar se pa marrëveshje politike nuk i votojnë as qëndrojnë në sallë për t’i bërë kuorum Albin Kurtit të Vetëvendosjes në propozimin për President ët Kosovës.

Behrami: Nëse Kurti e imponon një kandidat (për President) aty më nuk ka kandidat që përfaqëson unitetin e popullit.

Mirena: Nëse imponon kandidat, a qëndroni në sallë?

Behrami: Është qëndrimi jonë që pa marrëveshje politike nuk qëndrojmë.

Gruda: N’ket rast mjeti është me dalë prej sallës, e bëjmë atë. Shkojmë në zgjedhje. /Nacionale/

Të ngjashme

Të fundit