Komediani i njohur Trevor Noah ka njoftuar së fundmi se do të largohet nga program ‘The Daily Show’.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë komediani gjatë një video të shpërndarë në twitter , teksa ka njoftuar largimin e tij nga talk show i njohur pas shtatë vitesh.
Ai falënderoi stafin e emisionit dhe fansat besnikë për shtatë vite të mahnitshme.
“Më kujtohet kur filluam për herë të parë… kaq shumë njerëz nuk besuan në ne,” tha ai.
Trevor u shpreh se ishte mirënjohjes për këtë rrugëtim, dhe se tashmë pjesën tjetër të jetës do ta eksplorojë.
38-vjeçari ka drejtuar emisionin satirik të lajmeve dhe talk show që kur mori detyrën nga Jon Stewart në vitin 2015. Ai e filloi karrierën e tij në Afrikën e Jugut, duke kryer një sërë stand-up dhe duke organizuar një talk show përpara se të zhvendosej në SHBA në vitin 2011.